Aplikacion
Dy fëmijët, 12 dhe 14 vjeç, të cilët u shpëtuan nga uji dy ditë më parë në zonën e Artës në Greqi, kanë ndërruar jetë, pasi mjekët konstatuan vdekjen e tyre klinike.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve në spital, dëmtimet që kishin pësuar si pasojë e qëndrimit të gjatë nën ujë rezultuan fatale.
Ngjarja tragjike ndodhi kur Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari rrezikuan të mbyteshin, por ndërhyrja e menjëhershme e emigrantit shqiptar Ledian Goga bëri të mundur nxjerrjen e tyre nga uji dhe dërgimin në spital.
Pas fundit tragjik, prindërit e të miturve, njëri shqiptar dhe tjetri grek, morën vendimin për të dhuruar organet e fëmijëve të tyre, në mënyrë që jeta e të tjerëve të shpëtohet.
Ndërkohë, shokët dhe miqtë e dy djemve kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tyre me një reagim prekëse ku shkruajnë: “Do t’ju kujtojmë gjithmonë, ikët si heronj.”/ Zoom.al