Aplikacion
Një lëkundje sizmike me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në veriperëndim të Greqisë.
Sipas të dhënave, tërmeti ndodhi në orën 06:37, ndërsa epiqendra u lokalizua rreth 9 kilometra në veriperëndim të zonës së Leptokarisë. Lëkundja u regjistrua në një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Tërmeti është ndjerë në disa qytete dhe zona përreth, por deri tani autoritetet vendase nuk kanë raportuar dëme materiale apo persona të lënduar.
Vetëm pak orë para kësaj lëkundjeje, në të njëjtën zonë ishte regjistruar edhe një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ballë. Sizmiologët po monitorojnë aktivitetin sizmik, duke vlerësuar se mund të bëhet fjalë për një seri të vogël lëkundjesh./ Zoom.al

