Aplikacion
Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në jug të Greqisë.
Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve sizmologjike greke, lëkundjet janë shënuar rreth orës 15:18 me orën lokale, në një zonë detare pranë ishullit të Kretës.
Instituti Gjeodinamik i Greqisë bëri të ditur se epiqendra e tërmetit u lokalizua rreth 61 kilometra në jugperëndim të Paleohorës, në rajonin e Hanias. Tërmeti është regjistruar në një thellësi fokale prej rreth 7.8 kilometrash
Deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar apo dëme materiale./ Zoom.al
Protesta e 20/ Nis grumbullimi i qytetarëve te sheshi Skënderbej


