zoom

Bota

Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, raportohet për 15 viktima! Paralajmërime për cunami

Tërmeti i fuqishëm godet Filipinet, raportohet për 15 viktima! Paralajmërime për cunami

Të paktën 15 persona kanë vdekur pasi një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi Filipinet në orën lokale 07:37.

Tërmeti goditi brigjet e qytetit General Santos në Mindanao, ishulli kryesor jugor i Filipineve.

Të paktën 129 persona janë plagosur gjithashtu nga tërmeti, informoi policia.

Disa vende në rajon, përfshirë Filipinet, Indonezinë dhe Japoninë, lëshuan paralajmërime për cunami, por shumica tani janë hequr.

Tërmeti kishte një thellësi prej 10 km, thotë Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë.

Presidenti i Filipineve, Ferdinand Marcos Jr., thotë se ka udhëzuar të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare të veprojnë menjëherë, duke i nxitur njerëzit të zhvendosen në vende më të larta.