zoom

Lajme

Largimi i Marjana Koçekut, Rama: Kalëroi partinë sa mundi

Largimi i Marjana Koçekut, Rama: Kalëroi partinë sa mundi

Kryeministri Edi Rama komentoi nga mbledhja e grupit të PS edhe largimin e deputetes Marjana Koçeku nga grupi parlamentar socialist.

Rama përdori një gjuhë metaforike për të përshkruar figurat që, sipas tij, kanë kaluar nëpër Partinë Socialiste dhe më pas janë distancuar prej saj.

Ai u shpreh se disa individë përfitojnë nga pozicionet brenda partisë, por më pas, kur largohen, kthehen kundër saj duke e kritikuar publikisht.

“Një grumbullim i hatashëm gjërash që as janë njësoj as janë bashkë, por u mblodhën sëbashku në një prurje që nxorri në bregun e gjithë atij oqeani virtual deri te dhëmbë të atyre që e kalëruan këtë parti sa mundën dhe kur ranë nga kali filluan ti gjuajnë me këpucët e blera majë kalit”, tha Edi Rama.

Marjana Koçeku njoftoi më 14 qershor se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur. Pas njoftimit, ajo bëri një reagim në rrjetet sociale me flamingo, për të treguar mbështetjen për protestat kundër qeverisë./ Zoom.al

Postime të lidhura