Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas postimit të deputetes Marjana Koçeku, e cila pretendon se është kërcënuar nga grupi i Bajrave nga Shkodra.
Berisha thotë se Koçeku është kërcënuar nga Rama pas largimit të saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.
“Kërcënimet ndaj deputetet Koçeku, të dënueshme, tregon që ai (Rama) ka vetëm një ligj, ligjin e mafies”, tha Berisha.
Pas deklaratës së Koçekut reagoi edhe Policia e Shkodrës e cila tha se nuk ka një denoncim të regjistruar. Avokati i familjes Bajri nga ana tjetër paralajmëroi padi ndaj deputetes, për dëmtim imazhi.
Koçeku ka qenë në qendër të vëmendjes javën e fundit që pasi hoqi dorë nga Partia Socialiste dhe publikisht sulmoi qeverinë Rama. Ajo i propozoi kryeministrit të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar “83 mandatet” e fituara./ Zoom.al