zoom

Aktualitet

Hormuzi u hap! Pse nuk reagon Bordi i Transparencës?

Hormuzi u hap! Pse nuk reagon Bordi i Transparencës?

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të furnizimit me naftë në botë, ka sjellë ulje të ndjeshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas raportimeve nga tregjet globale, nafta Brent ka shënuar rënie pas lehtësimit të situatës gjeopolitike dhe rikthimit të qarkullimit normal të anijeve në këtë nyje strategjike duke shkuar në nivelet e paraluftës Shba-Iran.

Ndërkohë që tregjet ndërkombëtare kanë reflektuar menjëherë këtë zhvillim, në Shqipëri situata paraqitet ndryshe.

Rreth 24 orë pas rihapjes së Hormuzit dhe rënies së çmimeve të naftës jashtë vendit, Bordi i Transparencës nuk ka dalë ende me një njoftim të ri për ndryshimin e çmimeve të karburanteve në tregun vendas.

Në vendimet e fundit të Bordit, çmimi i naftës në Shqipëri mund të ndryshohej edhe më shumë se një herë brenda ditës por aktualisht nuk ka sinjal për një rishikim të menjëhershëm në përputhje me uljen e re ndërkombëtare.

Zoom.al/

Postime të lidhura