Aplikacion
Në Tiranë po zhvillohet protesta e 16 kundër qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama, ku qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Tubimi ka nisur prej orës 18:00 me fjalime nga organizatorët dhe pjesëmarrësit, të cilët artikulojnë kërkesën për dorëheqjen e kreut të qeverisë dhe ndryshime në klasën politike.
Pjesëmarrja në protestë është e konsiderueshme, ndërsa qytetarët janë bashkuar në rrugët kryesore të Tiranës duke vijuar marshimin për disa orë.
Organizime të ngjashme janë raportuar edhe në disa qytete të tjera të vendit, përfshirë Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe Pogradecin, si dhe në disa tubime të komunitetit shqiptar jashtë vendit.
Tashmë është bërë traditë që pasi qëndrojnë për rreth 3 orë para Kryeministrisë, turma e protestuesve marshon rrugëve të kryeqytetit. Një natë më parë ata bllokuan autostradën Tiranë-Durrës, duke mbërritur deri në Rinas./ Zoom.al