Aplikacion
Dita e martë pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa më e madhe e Shqipërisë do të dominohet nga kthjellime dhe intervale me vranësira të pakta.
Vranësirat do të jenë më të dukshme në zonat malore të lindjes, ku gjatë orëve të mesditës dhe pasdites parashikohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.
Në disa zona të larta malore nuk përjashtohen episode të izoluara shtrëngatash me intensitet të ulët.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga kuadrati juglindje-jugperëndim me një shpejtësi mesatare rreth 8 metra në sekondë.
Në det, kushtet paraqiten të favorshme. Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, me forcë nga 1 deri në 3 ballë./ Zoom.al

