Aplikacion
Publikohet fotoja e Valter Lleshit, 45-vjeçarit që u gjet i vrarë i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në fshatin Shkorret, përgjatë segmentit rrugor Reps–Spaç.
Ai ishte punonjës i një kompanie që operon në sektorin e nxjerrjes dhe përpunimit të bazaltit në zonën e Spaçit.

Sipas të dhënave paraprake, ai është qëlluar me breshëri plumbash teksa ndodhej në automjet, ndërsa ekspertët kriminalistikë kanë sekuestruar në vendin e ngjarjes një numër të konsiderueshëm gëzhojash.
Nga informacionet e para hetimore rezulton se 45-vjeçari ka marrë plagë të shumta në pjesë të ndryshme të trupit, çka tregon për një sulm të organizuar.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se ai kishte qenë më parë subjekt i procedimeve penale dhe ishte përmendur në dosjen e vrasjes së Anton Kelit, një ngjarje e ndodhur në vitin 2020 në Rrëshen.
Për këtë arsye, një nga pistat kryesore që po verifikohet nga autoritetet lidhet me mundësinë e një hakmarrjeje të mbetur pezull ndër vite./ Zoom.al