zoom

Aktualitet

Vrasje me armë zjarri në Mirditë. Viktima gjendet i pajetë brenda në automjet (Emri)

Vrasje me armë zjarri në Mirditë. Viktima gjendet i pajetë brenda në automjet (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Mirditën mengjesin e sotëm, ku një person raportohet se është vrarë me armë zjarri brenda automjetit.

Sipas informacioneve paraprake, krimi ka ndodhur në fshatin Shkorret, aksin rrugor që të çon drejt Spaçit. Viktima është identifikuar si shtetasi Valter Lleshi, rreth 45 vjeç.

Trupi i pajetë u gjet brenda një mjeti tip Toyota, me të cilin udhëtonte viktima.

Rrethanat e vrasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe për zbulimin e motiveve që çuan në këtë vrasje. /Zoom.al

Postime të lidhura