zoom

Aktualitet

Përplaset skafi i Policisë Kufitare me një mjet lundrues në Gjirin e Ksamilit, dyshohet për viktima

Përplaset skafi i Policisë Kufitare me një mjet lundrues në Gjirin e Ksamilit, dyshohet për viktima

Një aksident i rëndë detar është regjistruar sot në Gjirin e Ksamilit, ku një mjet lundrues është përplasur me një skaf të Policisë Kufitare të Sarandës.

Ndërkohë, ambulancat kanë transportuar deri tani dy persona drejt urgjencës së Spitalit të Sarandës, ku dyshohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa zona është rrethuar për të bërë të mundur hetimet

Shkaqet e aksidentit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Postime të lidhura