zoom

Ekonomi

Ulen çmimet e karburanteve në vend

Ulen çmimet e karburanteve në vend

Bordi i Transparencës u mblodh këtë të mërkurë, 10 qershor duke vendosur për uljen e çmimit të naftës me 4 lekë. Nga sot, nafta do të tregtohet me 188 lekë për litër ndërsa benzina me 159 lekë/litër, duke pësuar një rënie me 13 lekë.

Lëvizjet pasojnë luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare të naftës. Pavarësisht uljes, çmimet mbeten nën kufijtë që do të aktivizonin reduktimin e akcizës me 20%

“Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 10 ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes”, thuhet në njoftim. 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Postime të lidhura