zoom

Lajme

Nisin sonte ndeshjet e treta në grupe

Nisin sonte ndeshjet e treta në grupe

Botërori 2026 do të nisë etapën e fundit të fazës së grupeve, duke zhvilluar ndeshjet e treta. Skocia do të sfidojë Brazilin që nuk e ka mundur asnjëherë më parë. Por skocezëve do t’u mjaftonte edhe 1 pikë për të siguruar një vend në turin tjetër të Kupës së Botës.

Përfaqësuesja braziliane, që bëri kthesë duke mundur 3–0 Haitin, do të përpiqet ta mbyllë në vendin e parë fazën e grupeve.

Në sfidën tjetër të Grupit C, Maroku do të luajë me Haitin e eliminuar nga gara dhe i duhet një sukses për të qenë në krye të renditjes.

Në Grupin B do të përballet Zvicra me Kanadanë që luan në shtëpi. Të dy ekipet janë një hap nga kualifikimi. Kanadezëve u mjafton vetëm një barazim për të ruajtur vendin e parë. Bosnje e Hercegovina do të ketë përballë Katarin. Fitorja është e detyrueshme nëse duan të shpresojnë ende që të jenë në garë mes vendeve të treta më të mira.

Në Grupin A, Çekia ka nevojë për fitore për të pasur shanse reale kualifikimi.

Meksika tashmë është në turin tjetër dhe synon të fitojë edhe ndeshjen e tretë për herë të parë në histori. Meksikanët që janë pritës të aktivitetit nuk kanë pësuar ende gol. Afrika e Jugut do të luajë me Korenë e Jugut që me një barazim e siguron pjesëmarrjen në fazën tjetër.

Postime të lidhura