Aplikacion
Porti i Sarandës ka pësuar ndryshime në drejtim, pasi Admir Malaj është larguar nga posti i drejtorit të institucionit. Në vend të tij është emëruar Gjergji Mërkuri, i cili do të marrë drejtimin e një prej porteve më të rëndësishme turistike.
Ndryshimi në krye të portit vjen pas një periudhe rreth njëvjeçare gjatë së cilës Malaj drejtoi institucionin. Ai mori detyrën në verën e vitit 2025, pas transferimit nga Porti i Vlorës.
Deri tani nuk është bërë i ditur një vendim zyrtar që të sqarojë arsyet e largimit të Malajt nga detyra.
Emërimi i Gjergji Mërkurit shënon një fazë të re në administrimin e Portit të Sarandës, një nyje e rëndësishme e transportit detar dhe e turizmit, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i pasagjerëve dhe mjeteve rritet ndjeshëm./ Zoom.al
