zoom

Lajme

Botërori 2026/ Dëmtohet Paqueta, në dyshim për ndeshjen me Norvegjinë

Botërori 2026/ Dëmtohet Paqueta, në dyshim për ndeshjen me Norvegjinë

Mesfushori i Brazilit, Lucas Paqueta ka pësuar një dëmtim muskular në kofshën e majtë dhe është në dyshim për ndeshjen e 1/8 të finaleve të Botërorit 2026 dhe ishte vetë Konfederata Braziliane e Futbollit që e komunikoi këtë lajm.

Futbollisti i Flamengos, titullar në mesfushën e Brazilit bashkë me Casemiro dhe Bruno Guimaraes në ndeshjen me Japoninë, nuk u kthye në fushë pas pushimit të ndeshjes duke u zëvendësuar nga Endrick.

Paqueta iu nënshtrua një rezonance manjetike që konfirmoi dëmtimin e pësuar me CBF që nuk e specifikoi se sa kohë do të qëndrojë futbollisti jashtë fushave të lojës. Por ai është në dyshim për sfidën që Seleçao do të luajë me Norvegjinë ditën e dielë në Neë Jersey.

Ndërkaq në seancën e radhës stërvitore morën pjesë vetëm futbollistët që nuk u aktivizuan në ndeshjen me Japoninë. Neymar ishte ai që u duk më shumë dhe që ishte pjesë e kësaj seance. Ndërsa të tjerët, mes të cilëve Endrick dhe Martinelli, autori i golit të fitores në minutën e 96 kryen ushtrime rikuperuese në ambiente të mbyllura.

Postime të lidhura