Aplikacion
Organizata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres së BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me situatën në zonën e mbrojtur Vjosë–Nartë.
Sipas PPNEA-s, deklarata është “e papranueshme dhe thellësisht shqetësuese”, pasi në vend që të denoncohen ndërhyrjet e paligjshme që, sipas organizatës, kanë dëmtuar tashmë zonën, fokusi është zhvendosur te “garancitë politike” dhe procedurat e ardhshme.
Organizata vlerëson se Komisioni Europian duhet t’u bëjë thirrje të menjëhershme autoriteteve shqiptare për vendosjen e një moratoriumi mbi të gjitha lejet e ndërtimit dhe punimet në Zonat e Mbrojtura, deri në shfuqizimin e ndryshimeve të Ligjit nr. 21/2024 për Zonat e Mbrojtura, në përputhje me kërkesat e BE-së në kuadër të Kapitullit 27.
Në reagim theksohet gjithashtu se çdo qasje që injoron dëmin e shkaktuar në terren dhe shkeljet e mundshme minon besueshmërinë e standardeve të Bashkimit Europian.
PPNEA nënvizon se, pa hapa konkretë dhe të menjëhershëm për mbrojtjen e zonave të ndjeshme, çdo deklarim për “standarde europiane” mbetet i zbrazët dhe në kundërshtim me realitetin në terren.
68 vite pritje për këtë ditë, rrëzohet rekordi historik që ka “çmendur” tifozët e Brazilit