zoom

Aktualitet

Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Protestuesit mblidhen para Drejtorisë së Policisë, kërkojnë lirimin e të arrestuarve

Pas shoqërimeve të disa protestuesve gjatë tubimit të zhvilluar përpara Kuvendit, dhjetëra qytetarë u mblodhën më pas para Drejtorisë së Policisë së Tiranës për të kërkuar lirimin e tyre.

Protestuesit deklaruan se personat e ndaluar po merrnin pjesë në një protestë paqësore dhe kundërshtuan mënyrën se si, sipas tyre, u ndërhy nga forcat e policisë.

Mes të shoqëruarve, sipas organizatorëve të protestës, ndodhen edhe Dritan Goxhaj, aktori Shkëlqen Bushi dhe disa aktivistë të tjerë. Të pranishmit pretenduan se gjatë ndërhyrjes policore, disa protestues u tërhoqën me forcë, ndërsa kërkuan që autoritetet të lirojnë menjëherë të ndaluarit.

Gjatë grumbullimit përpara Drejtorisë së Policisë u dëgjuan thirrje dhe slogane kundër qeverisë dhe drejtuesve të saj, ndërsa pjesëmarrësit shprehën mbështetjen për protestuesit e arrestuar. Ata deklaruan se do të vijojnë qëndrimin para drejtorisë deri në momentin kur të ndalohet, sipas tyre, mbajtja në polici e aktivistëve./ Zoom.al

Postime të lidhura