Aplikacion
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi pas incidenteve të regjistruara gjatë protestës së zhvilluar këtë të martë përpara Kuvendit, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.
Berisha kritikoi ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm. Ai kërkoi lirimin e menjëhershëm të personave të shoqëruar gjatë protestës, duke theksuar se qytetarët kanë të drejtë të shprehin qëndrimet e tyre në mënyrë paqësore.
Sipas kreut të opozitës, përdorimi i forcës ndaj protestuesve përbën një shenjë të mungesës së dialogut nga ana e qeverisë. Ai u shpreh se një pushtet që, sipas tij, i përgjigjet qytetarëve me ndërhyrje policore në vend të argumenteve politike, tregon dobësi dhe jo forcë.
“Egërsi shtazore! Dënoj me ashpërsinë më të madhe dhunën dhe arrogancën e Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve që protestojnë.
Është e papranueshme që, ndërsa në Parlament shërbëtorët e Edi Ramës përpiqen të zhvlerësojnë protestën madhështore të shqiptarëve, në rrugë dërgojnë policinë për t’i dhunuar ata që kërkojnë të dëgjohen.
Kur një qeveri nuk i përgjigjet qytetarëve me argumente, por me forcë, ajo tregon frikë, jo fuqi.
Dhuna ndaj protestuesve paqësorë dhe përpjekjet për të heshtur zërin e tyre janë shenja të qarta të arrogancës së pushtetit dhe të një regjimi që ka humbur legjitimitetin në sytë e qytetarëve. Kërkoj lirimin e tyre të menjëhershëm”, u shpreh Berisha./ Zoom.al
Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri