Aplikacion
Në momentin e daljes nga komisariati, Goxhaj dhe protestuesi tjetër u pritën nga qytetarë dhe mbështetës të mbledhur jashtë ambienteve të institucionit, të cilët i përshëndetën me brohoritje dhe duartrokitje.
Pavarësisht lirimit të tyre, disa protestues të tjerë vijojnë të ndodhen në komisariat, pasi u shoqëruan nga policia gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në protestën e mbajtur pranë Kuvendit.
Ndërkohë, protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të kërkojnë lirimin e të gjithë personave të ndaluar, ndërsa tubimi para komisariatit vijon në shenjë solidariteti me aktivistët e shoqëruar.
Dritan Goxhaj është lënë i lirë pas disa orësh qëndrimi në Komisariatin nr. 1, ku ishte shoqëruar nga Policia e Shtetit pas tensioneve të krijuara gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit. Bashkë me të është liruar edhe një protestues tjetër.
Në momentin e daljes nga komisariati, Goxhaj dhe protestuesi tjetër u pritën nga qytetarë dhe mbështetës të mbledhur jashtë ambienteve të institucionit, të cilët i përshëndetën me brohoritje dhe duartrokitje.
Pavarësisht lirimit të tyre, disa protestues të tjerë vijojnë të ndodhen në komisariat, pasi u shoqëruan nga policia gjatë ndërhyrjes së forcave të rendit në protestën e mbajtur pranë Kuvendit.
Ndërkohë, protestuesit kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë të kërkojnë lirimin e të gjithë personave të ndaluar, ndërsa tubimi para komisariatit vijon në shenjë solidariteti me aktivistët e shoqëruar./ Zoom.al
Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit nisen nga sheshi për në Kryeministri