zoom

Aktualitet

Protesta sot nis më herët, bllokohet rruga te Drejtoria e Policisë

Protesta sot nis më herët, bllokohet rruga te Drejtoria e Policisë

Protesta e zhvilluar këtë të martë para Kuvendit u zhvendos më pas përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, pasi disa pjesëmarrës u shoqëruan nga forcat e rendit gjatë tensioneve të krijuara pranë Parlamentit.

Mes personave të shoqëruar ishte edhe Dritan Goxhaj, i cili u dërgua në komisariat nën masa sigurie. Pas këtij veprimi, protestuesit u organizuan dhe marshuan drejt Drejtorisë së Policisë, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

Pasi mbërritën para institucionit, një pjesë e protestuesve u ulën në rrugë, duke bllokuar qarkullimin në atë segment. Gjatë tubimit, ata përsëritën kërkesën për lirimin e personave të shoqëruar dhe u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkoheshin në protestë.

Organizatorët deklaruan se nuk do të prisnin orarin e parashikuar të protestës së mbrëmjes, por kërkuan që grumbullimi dhe marshimi të nisnin menjëherë nga ambientet përpara Drejtorisë së Policisë./ Zoom.al

Postime të lidhura