zoom

Aktualitet

Shehaj për aeroportin e Vlorës: Rama ia dha Pacollit dhe po ia merr. Shqiptarët rrezikojnë të paguajnë 300 mln euro në arbitrazh

Shehaj për aeroportin e Vlorës: Rama ia dha Pacollit dhe po ia merr. Shqiptarët rrezikojnë të paguajnë 300 mln euro në arbitrazh

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj duke komentuar situatën që është krijuar lidhur me Aeroportin e Vlorës, ka deklaruar se qytetarët shqiptarë rrezikojnë të paguajnë 300 milionë euro në Arbitrazh.

Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj ka deklaruar se është kryeministri Edi Rama shkaktari për këtë dhe thekson se “Rama ka vendosur t’i rrëmbejë pronën Behgjet Pacollit”.

“Ashtu siç i dha aeroportin, ashtu dhe ia merr. Jetojmë në Shqipëri; Edi Rama mendon se bën ç’të dojë.
Po ai mund ta hedhë në gjyq Ramën në këtë rast. Po ai në fakt nuk hedh në gjyq Edi Ramën, ai hedh në gjyq shtetin shqiptar. Në fakt ka kërcënuar se nëse Edi Rama nuk ndalon dhe nuk i lejon Behgjet Pacollit të zotërojë pronën e vet, koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka ndërmend ta hedhë në arbitrazh Shqipërinë dhe kërkon të paktën 300 milion €”, shprehet Shehaj.
Sipas kreut të Partisë Mundësia, “është e njëjta gjë që ndodhi edhe me Becchettin, i cili fitoi në arbitrazh 130 milion €, të cilat po i paguajmë ne përditë, nuk dalin nga xhepat e Edi Ramës, dalin nga xhepat tanë”.

Deklarata e plotë e Agron Shehajt:
Aeroporti i Vlorës nuk hapet jo sepse nuk është gati, por sepse Edi Rama ka vendosur t’i rrëmbejë pronën Behgjet Pacollit.
Pse, mund t’ia marrë pronën ai?
Absolutisht nuk mund t’ia marrë. Por de facto e bën. Ashtu siç i dha aeroportin, ashtu dhe ia merr.
Jetojmë në Shqipëri; Edi Rama mendon se bën ç’të dojë.
Po ai mund ta hedhë në gjyq Ramën në këtë rast.
Po ai në fakt nuk hedh në gjyq Edi Ramën, ai hedh në gjyq shtetin shqiptar. Në fakt ka kërcënuar se nëse Edi Rama nuk ndalon dhe nuk i lejon Behgjet Pacollit të zotërojë pronën e vet, koncesioni i Aeroportit të Vlorës ka ndërmend ta hedhë në arbitrazh Shqipërinë dhe kërkon të paktën 300 milion €. Praktikisht është e njëjta gjë që ndodhi edhe me Becchettin, i cili fitoi në arbitrazh 130 milion €, të cilat po i paguajmë ne përditë, nuk dalin nga xhepat e Edi Ramës, dalin nga xhepat tanë.

Postime të lidhura