zoom

Aktualitet

GJKKO merr vendimin. Ja sa u dënuan ish-deputeti i PS-së Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

GJKKO merr vendimin. Ja sa u dënuan ish-deputeti i PS-së Çyrbja, Altin Hajri dhe Ahmet Masha

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur vendimin për ish-deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja dhe të bashkëpandehurit Altin Hajri e Ahmet Masha, të akuzuar për disa vepra penale të rënda që lidhen me tregimin e sekretit shtetëror dhe korrupsionin zgjedhor.

Sipas vendimit, Jurgis Çyrbja u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror në disa episode, si dhe për përkrahje të autorit të krimit në katër raste dhe korrupsion në zgjedhje.

Në bashkim të dënimeve, gjykata i caktoi 3 vite burg, të cilat zbriten në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.

Në këmbim, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Altin Hajri, i gjykuar në mungesë, u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje dhe tregim të sekretit shtetëror. Ai u dënua me 3 vite burg, të reduktuara në 2 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë, Ahmet Masha u shpall fajtor për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, GJKKO vendosi 2 vite e 6 muaj burgim, të cilat u zbritën në 1 vit e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar./ Zoom.al

Postime të lidhura