Aplikacion
Prokuroria e Posaçme ka lexuar këtë të hënë, më 3 nëntor, pretencën për ish-deputetin socialist, Jurgis Çyrbja dhe dy personat e tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.
Kështu, Jurgis Çyrbja akuzohet për veprat penale: tregim i sekretit shtetëror ne disa raste, përkrahje e autorit të krimit disa herë dhe korrupsion në zgjedhje në vitin 2021.
SPAK ka kërkuar 3 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vite burg.
Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit.
Në këmbim, Çyrbja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021./ Zoom.al
Protesta për Zvërnecin shtrihet edhe në Kosovë, tubim para ambasadës shqiptare në Prishtinë