zoom

Bota

SHBA nis sulmet masive ndaj Iranit/ Trump: Do të marrim naftën dhe gazin, si në Venezuelë

SHBA nis sulmet masive ndaj Iranit/ Trump: Do të marrim naftën dhe gazin, si në Venezuelë

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar për sulme të reja ndaj Iranit gjatë natës së sotme, përmes një postimi në rrjetin e tij Truth Social.

Sipas tij, objektivi i SHBA-ve është të marrin nën kontroll ishullin Kharg dhe objekte të tjera energjetike në Teheran, “ashtu siç u veprua me Venezuelën” !

Në deklaratën e publikuar, Trump shkroi se SHBA do të godasë Iranin “shumë fort sonte”, duke pretenduar se kapacitetet ushtarake të vendit janë dëmtuar ndjeshëm.

Ai shtoi gjithashtu se në një fazë të mëvonshme Uashingtoni mund të marrë kontrollin e plotë mbi zona me naftë dhe gaz në Iran, përfshirë ishullin Kharg, i cili luan një rol kyç në eksportet iraniane të naftës.

Ishulli Kharg konsiderohet një pikë strategjike, pasi përmes tij kalon pjesa më e madhe e eksporteve të naftës së papërpunuar të Iranit.

Deklaratat e tij vijnë pas sulmeve të mëparshme amerikane në jug të Iranit dhe pas paralajmërimeve se nëse nuk arrihet një marrëveshje me SHBA, situata mund të përshkallëzohet më tej.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse këto deklarata përfaqësojnë një plan konkret ushtarak apo një taktikë presioni për të detyruar Iranin të bëjë lëshime në negociata.

Trump ka bërë më herët kërcënime të ngjashme, të cilat në disa raste nuk janë ndjekur me veprime të menjëhershme ushtarake.

Postime të lidhura