zoom

Të gjitha

Trump: Irani mori shumë kohë për negociata, tani do të paguajë çmimin

Trump: Irani mori shumë kohë për negociata, tani do të paguajë çmimin

Presidenti amerikan Donald Trump dekalron se Irani “mori shumë kohë” për të negociuar dhe tani do të “paguajë çmimin”..

Presidenti amerikan ka ripërsëritur pretendimet se ushtria e Iranit është një “rrëmujë e plotë dhe totale” dhe ashtu si forcat e saj detare dhe ajrore “as nuk ekzistojnë më”.

“Ata janë mposhtur plotësisht. Irani është vetëm fjalë dhe asnjë veprim. Kërcënuesi i Lindjes së Mesme ka vdekur!”, tha ai në një postim në Truth Social.

“Ata kanë marrë shumë kohë për të negociuar një marrëveshje që do të kishte qenë e shkëlqyer për ta, tani do të duhet të paguajnë çmimin!”, u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Në një tjetër postim ai akuzoi “mediat e lajmeve të rreme” se nuk raportojnë se sa efektive është bllokada e vazhdueshme e SHBA-së ndaj Iranit, duke e quajtur atë “bllokadën më të suksesshme në historinë e Luftës Detare”.

Postime të lidhura