zoom

Bota

Trump paralajmëron Iranin: Ka ardhur koha të përballeni me pasojat

Trump paralajmëron Iranin: Ka ardhur koha të përballeni me pasojat

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke e akuzuar Teheranin se ka zvarritur për një kohë të gjatë negociatat dhe se tashmë duhet të përballet me pasojat e veprimeve të tij.

Në një deklaratë të fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se udhëheqja iraniane ka humbur kohë të vlefshme në procesin e bisedimeve dhe nuk ka treguar vullnet për të arritur një marrëveshje. Sipas tij, momenti ka ardhur që Irani të mbajë përgjegjësi për qëndrimet e ndjekura deri më tani.

Presidenti amerikan deklaroi gjithashtu se Irani ndodhet në një pozicion të dobësuar dhe se retorika e tij nuk përputhet me realitetin në terren. Ai theksoi se administrata amerikane do të vijojë të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj çdo veprimi që cenon interesat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, reagoi duke paralajmëruar se vendi i tij nuk do të qëndrojë pasiv përballë kërcënimeve apo sulmeve të mundshme. Sipas tij, çdo veprim kundër Iranit do të marrë një përgjigje të menjëhershme dhe proporcionale./ Zoom.al

Postime të lidhura