Aplikacion
Protesta e zhvilluar në Tiranë, ku mijëra qytetarë janë mbledhur për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Agjencia prestigjioze e lajmeve “Reuters” transmeton drejtpërdrejt zhvillimet nga protesta, duke pasqyruar pjesëmarrjen e qytetarëve dhe mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Pamjet live nga kryeqyteti shqiptar po ndiqen nga publiku ndërkombëtar, ndërsa protestuesit kërkojnë ndryshim politik, luftë ndaj korrupsionit dhe më shumë drejtësi.
Pjesëmarrësit kanë mbushur sheshet dhe rrugët kryesore të Tiranës, duke mbajtur pankarta dhe duke bërë thirrje për një Shqipëri me më shumë demokraci dhe llogaridhënie institucionale.