zoom

Aktualitet

Dita 12 e protestës/ Qytetarët mblidhen në shesh, nis marshimi drejt kryeministrisë

Dita 12 e protestës/ Qytetarët mblidhen në shesh, nis marshimi drejt kryeministrisë

Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të.

Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë.

Pas tubimit, ata pritet që të vazhdojnë marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës.

Në të gjitha ditët protesta është zhvilluar tejet paqësore, pa asnjë incident, ku marin pjesë gra, burra, familjarë me fëmijë të vegjël dhe të moshuar.

Pjesmarrja ka qenë çdo ditë më e lartë ndërsa jehona i ka kaluar kufijtë e Shqipërisë me raportime edhe të mediave ndërkombëtare.

Protestuesit kanë një sërë kërkesash, pëfshirë dorëheqjen e kryeministrir Edi Rama.

Postime të lidhura