Aplikacion
“Jam dhe unë një e re e këtij vendi, që shpresoj në të ardhmen në këtë vend, por nuk kisha parë kaq shumë qytetarë të bashkuar për një kauzë të tillë në një zë,” tha ajo.
Janë mijëra qytetarë nga Kryeministria deri në fund të sheshit “Skënderbej”, që nga plot energji të gjitha grupmoshat, fëmijët deri te moshat e treta. Sot duket pjesëmarrja më e madhe.
“Sot ka më shumë qytetarë se kurrë më parë, sa vijnë dhe shtohen. Sonte supozohet që marshimi të jetë më i gjatë se zakonisht, do të jetë edhe në rrugë të tjera të Tiranës dhe do të zgjasë me orë të tëra, me të njëjtat thirrje, duke u bërë thirrje edhe personave indiferentë që janë në kafe për t’u bashkuar në protestë.”
Ata kërkojnë arritjen e qëllimit të tyre, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, tha ajo.