Aplikacion
Analisti Adri Nurellari ka publikuar një listë me atë që ai i cilëson si 10 fitoret e deritanishme të Revolucionit të Flamingove, duke vlerësuar se lëvizja qytetare ka arritur të ndryshojë debatin publik dhe të sfidojë strukturat tradicionale politike e mediatike.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Nurellari shprehet se një nga arritjet kryesore të lëvizjes është zhvendosja e konfliktit nga periferia drejt qendrës së vëmendjes publike, ndërsa thekson se është ndërtuar një koalicion i pazakontë shoqëror që ka ruajtur karakterin jopartiak.
Sipas tij, “Revolucioni i Flamingove” ka thyer monopolin e opozitës së kontrolluar mbi pakënaqësinë publike, si dhe monopolin mediatik mbi debatin publik. Nurellari vlerëson gjithashtu se lëvizja ka arritur të thyejë murin e heshtjes dhe apatisë, duke mobilizuar veçanërisht të rinjtë e Gjeneratës Z.
Në deklaratën e tij, ai thekson se kauza është ndërkombëtarizuar dhe ka fituar legjitimitet ndërkombëtar, ndërsa është krijuar një simbol proteste tejet ngjitës dhe jopartiak.
Më tej, Nurellari nënvizon se lëvizja ka refuzuar kooptimin politik, duke forcuar demokracinë e drejtpërdrejtë dhe duke ruajtur momentumin qytetar. Një tjetër sukses, sipas tij, është riaktivizimi politik i diasporës dhe rikthimi i lidhjes së saj me atdheun.
Si pikën e dhjetë dhe të fundit në listën e fitoreve, Nurellari përmend shembjen e “mitologjisë së zhvillimit” dhe rikthimin e sovranitetit në qendër të debatit publik.
https://www.instagram.com/reel/DZafmWDCnL7/?igsh=MTg3MTlmNWZra2Y2ag==
Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit