zoom

Lajme

Deputetët e PD protestojnë në Kuvend me pankarta kundër Ramës: O jari, kur do e japësh dorëheqjen?

Deputetët e PD protestojnë në Kuvend me pankarta kundër Ramës: O jari, kur do e japësh dorëheqjen?

Seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend nisi me tensione dhe mesazhe proteste nga deputetët e Partisë Demokratike për kryeministrin Edi Rama.

Menjëherë pas nisjes së punimeve, përfaqësuesit e opozitës shpalosën pankarta me slogane kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij nga detyra.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, prezantonte rendin e ditës, deputetët demokratë ngritën pankarta me mesazhe në shqip dhe anglisht, në vijim të valës së protestave që ka përfshirë vendin.

Në pankarta shkruheshin thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.

“CNN these people are no fake news!”, “O jari kur do e japësh dorëheqjen?”, “Armiku i Shqipërisë është Edi Rama”, ishin disa nga pankartat e opizitës.

Prej 11 ditësh, mijëra protestues mbushin bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tubim që nisi nga projekti në Zvërnec, por më pas u zgjerua dhe kërkesa e protestuesve është rrëzimi i qeverisë./ Zoom.al

Postime të lidhura