zoom

Aktualitet

Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, plas ironia ndaj Bardhit te grupi i PD (Mesazhet)

Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, plas ironia ndaj Bardhit te grupi i PD (Mesazhet)

Pas më shumë se 5 vitesh pritjes së Sali Berishës por edhe të demokratëve i erdhi fundi, kreu i Partisë Demokratike lajmëroi se nuk është më i kufizuar nga non-grata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky lajm u prit me gëzim prej demokratëve, të cilët menjëherë pas dhënies së lajmit nuk kanë nguruar të urojnë liderin e tyre në grupin e platformës WhatsApp, të grupit parlamentar të PD-së.

Por mes urimeve, deputeti demokrat Arjan Ndoji, ka kujtuar edhe qëndrimet e pak viteve më parë të disa prej deputetëve të cilët asokohe deklaruan se kreu i PD-së po e përdorte partinë për të mbrojtur veten, sipas raportimit të bërë nga Top Channel.

Kujtojmë se pas ndarjes së Foltores së Rithemelimit nga ana e Sali Berishës, më shumë se gjysma e grupit parlamentar, e në krye të tyre qe Gazment Bardhi, akuzuan liderin demokrat se po e përdorte logon e PD-së për tu mbrojtur nga non-grata. Akuzat “u shuan” vetëm kur Berisha mori në dorë edhe ligjërisht drejtimin e partisë dhe atëherë, deputetët që dikur ishin në mbështetje të Bashës “kaluan” me grupin e kreut të PD.

Postime të lidhura