zoom

Lajme

Meta reagon pas lajmit për Berishën: U shemb një komplot kundër pluralizmit

Meta reagon pas lajmit për Berishën: U shemb një komplot kundër pluralizmit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lajmeve për heqjen e sanksionit amerikan ndaj liderit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar vendimin fillestar si një përpjekje për të dëmtuar opozitën dhe pluralizmin politik në vend.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta deklaroi se mbetet i palëkundur në qëndrimin që ka shprehur vite më parë, kur mbante detyrën e Presidentit të Republikës. Sipas tij, masa e ndërmarrë ndaj Berishës ishte pjesë e një skenari që synonte dobësimin e opozitës shqiptare dhe krijimin e tensioneve në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ish-kreu i shtetit argumentoi se zhvillimet e mëvonshme, përfshirë çështjen e ish-zyrtarit amerikan Charles McGonigal, kanë hedhur dritë mbi mënyrën se si, sipas tij, janë përdorur mekanizma dhe ndikime të caktuara për të goditur kundërshtarët politikë në Shqipëri.

“Nuk i heq dot asnjë presje qëndrimit publik që kam mbajtur pesë vite më parë, si President i Republikës, për komplotin mafioz që synonte jo vetëm asgjësimin e pluralizmit politik në Shqipëri, por edhe helmimin e marrëdhënieve historike dhe strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Afera McGonigal shpjegon shumë qartë të gjitha skandalet që korruptuesi i Charles McGonigal financoi për të shkatërruar pluralizmin dhe opozitën në Shqipëri duke keqpërdorur zyrtarë të korruptuar si McGonigal dhe plot të tjerë”, tha Meta.

Reagimi i tij vjen vetëm pak orë pasi Sali Berisha deklaroi publikisht se sanksioni ndaj tij është hequr./ Zoom.al

Postime të lidhura