zoom

Aktualitet

Matura 2026/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja ku mund t’i gjeni

Matura 2026/ Dalin rezultatet e provimit të Gjuhës së Huaj, ja ku mund t’i gjeni

Më 2 qershor, mbi 26.600 maturantë iu nënshtruan testimit të parë të Maturës Shtetërore, që këtë vit ishte provimi i gjuhës së huaj.

Ky testim shënoi hapin e parë të rëndësishëm drejt përfundimit të procesit të maturës për mijëra nxënës në të gjithë vendin.

Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, bëri të ditur se notat e testimit janë tashmë të publikuara në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Klikoni këtu për të parë rezultatet

Nxënësit mund të kontrollojnë rezultatet e tyre duke hyrë në platformën online të kësaj qendre.