Aplikacion
Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë deri tani asnjë koment për masivitetin e protestës së të mërkurës në Tiranë.
Megjithatë ai ka gjetur diçka për të sulmuar protestën. Ai ripublikuar një video ku duken disa protestues që i kanë marrë flamurin e LGBT, një të riu.
“Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e bullizuar.
Asnjë qenie njerëzore nuk duhet të poshtërohet, përjashtohet ose shënjestrohet për shkak se është ndryshe. Turp për bullizuesit” – shkruan Rama.
https://www.instagram.com/reel/DZavzQZumj-/?igsh=MXVlYzRvY3M3M3Rwag==