zoom

Lajme

Protestat “hyjnë” në Kuvend, Shehaj: Taulant kujdes, mund të të fusin në kosh të plehrave!

Protestat “hyjnë” në Kuvend, Shehaj: Taulant kujdes, mund të të fusin në kosh të plehrave!

Debate të forta kanë shoqëruar seancën plenare të kësaj të enjteje, ku kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj shumicës parlamentare, duke e akuzuar për shpërfillje të pakënaqësisë që po shprehin qytetarët në protestat e fundit.

Nga foltorja e Kuvendit, Shehaj deklaroi se pjesëmarrja e lartë në protestat e zhvilluara është një sinjal i qartë i humbjes së besimit të qytetarëve ndaj klasës politike. Sipas tij, institucionet duhet të reflektojnë mbi këtë situatë dhe të dëgjojnë kërkesat e qytetarëve.

Ai u shpreh se protestat nuk mund të injorohen dhe se reagimet tallëse ndaj protestuesve vetëm sa shtojnë tensionet politike.

Kreu i Partisë Mundësia argumentoi se vendi ndodhet përballë një momenti të rëndësishëm politik dhe se zgjidhja, sipas tij, duhet të vijë përmes zgjedhjeve të reja.

“Zbatoni ligjet e Kushtetutën. I shihni njerëzit që kanë dalë apo jo. Ju kalojnë afër shtëpisë apo jo. Janë me dhjetëra mijëra, del Taulanti dhe i tall. Keni shitur Shqipërinë dhe interesin e shqiptarëve në 35 vite, kanë dalë në shesh shqiptarët. Kuvendi duhet të shkrihet nuk ju duan më njerëzit duhet të vijnë t’ju marrin zvarrë. Taulant kujdes kur kalon afër koshit të plehrave se mund të të marrin e t’ju fusin atje siç kanë bërë në vende të tjera. Do të mbahet mend si qershori i protestave. Mjaft i injoruat dhe ua nxitë jetën qytetarëve. Kur populli ngrihet duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Agron Shehaj./ Zoom.al

Postime të lidhura