zoom

Aktualitet

Dita e 11 e protestës, protestuesit përplasen për flamujt amerikanë

Dita e 11 e protestës, protestuesit përplasen për flamujt amerikanë

Protesta e qytetarëve në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 11-të, me pjesëmarrje të konsiderueshme dhe thirrje të përsëritura për ndryshim politik.

Tubimi nisi sheshin “Skënderbej”, përpara se protestuesit të marshonin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku synohet qëndrimi përballë godinës së Kryeministrisë.

Organizatorët e kanë cilësuar këtë ditë si protestë kombëtare, duke ftuar qytetarë nga qytete të ndryshme të vendit të bashkohen në Tiranë.

Gjatë nisjes të tubimit, është raportuar për debate brenda turmës, pasi disa protestues kanë kundërshtuar praninë e flamujve amerikanë të mbajtur nga pjesëmarrës të tjerë.

Sipas organizatorëve dhe disa aktivistëve që folën me megafon, protesta duhet të ruajë karakter “shqiptar” dhe të mos devijojë nga mesazhi i saj kryesor. Në këtë kontekst, ata kanë bërë thirrje që pjesëmarrësit të mos bien pre e provokimeve që mund të krijojnë përçarje brenda turmës.

Është dëgjuar gjithashtu paralajmërimi se, në rast përshkallëzimi të situatës, mund të kërkohet ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të ruajtur rendin dhe qetësinë./ Zoom.al

Postime të lidhura