Aplikacion
Mijëra qytetarë që u mblodhën sot në protestën e 12-të në Tiranë, kanë dalë në rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Nën thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Shqipëri e re”, protestuesit kanë nisur marshimin nga zona përpara Kryeministrisë, duke u shpërndarë më pas në disa akse kryesore të qytetit.
Turma është zhvendosur përgjatë rrugës së Durrësit, në drejtim të zonës së Zogut të Zi, dhe më pas ka vijuar drejt ish-Sheshit “Shqiponja”.
Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar pankartat dhe thirrjet kundër qeverisë, si “Rama n’burg, Berisha n’burg”.
