zoom

Aktualitet

Marshim kilometrik proteste vijon edhe tek Astiri. Protestuesit ulen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin në zonë

Marshim kilometrik proteste vijon edhe tek Astiri. Protestuesit ulen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin në zonë

Protestuesit të cilët e nisën marshimin nga bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ kanë arritur deri në zonën e Astirit në kryeqytet.

Me flamuj në duar dhe me thirrjen ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe ‘Revolucion’, ata kanë bllokuar edhe qarkullimin në zonën e ‘Unazës së Madhe, duke dalë para makinave dhe duke u ulur në rrugë.

Pas kësaj ndalese, qytetarët kanë rinisur marshimin gjatë gjithë Unazës së Madhe.

Postime të lidhura