zoom

Aktualitet

Aksion në rrugët e Durrësit/ Policia rrethon makinën, një i ri arratiset mes trafikut

Aksion në rrugët e Durrësit/ Policia rrethon makinën, një i ri arratiset mes trafikut

Pasditen e sotme në Durrës është zhvilluar një operacion i policisë, i cili ka përfshirë ndjekjen dhe ndalimin e dy të rinjve nga qyteti bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake, efektivët kishin marrë të dhëna operative se personat në fjalë mund të posedonin armë zjarri. Për këtë arsye, ata janë ndaluar për kontroll në momentin që po lëviznin me automjet në zonën qendrore të qytetit.

Gjatë ndërhyrjes, situata ka dalë jashtë kontrollit për disa çaste, ku njëri prej të rinjve është larguar me vrap pas braktisjes së automjetit, ndërsa tjetri është ndaluar nga policia në vendngjarje.

Më pas, pas një ndjekjeje në zonë, uniformat blu kanë arritur të lokalizojnë dhe të shoqërojnë edhe personin tjetër të larguar.

Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar dyshimet lidhur me posedimin e armëve të zjarrit. Në vijim pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet.