Aplikacion
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Ergys Agasi dyshohet se ka shfrytëzuar struktura si AKSHI dhe Hipoteka për të marrë kontrollin e një prone të konsiderueshme në zonën e Petrelës. Ai pretendon se përmes ndikimit në këto institucione është realizuar tjetërsimi i pronësisë në favor të Agasit.
Gazetari theksoi se prona në fjalë nuk është përdorur thjesht për qëllime private, por sipas tij ka funksionuar si një ambient ku janë zhvilluar takime të rëndësishme dhe ku kanë pasur akses edhe zyrtarë të niveleve të ndryshme.
Artan Hoxha ngriti shqetësimin për ndërtimet e kryera brenda kësaj prone pa leje, duke pretenduar se janë legalizuar në një kohë shumë të shkurtër përmes ndërhyrjeve institucionale.
“Ajo që ndodhi gjatë kësaj kohe, është se brenda investitorit të ri, u fut Ergys Agasi dhe e ktheu pronën në shtabin e grupi, u bënë takim e u morën vendime, hynë zyrtarë, aty u gjet edhe koleksioni i verërave. Ne deri tani kemi parë foto të nxjerra nga video të zyrës në Bllok, në këtë nuk e dimë, nëse është kapur këtu është edhe më e madhe gama. Aty shihen zyrtarë të të gjithë niveleve, edhe kolegë tanë, nëse kapet është spektakël më vete. Edhe pse u ble objekti, brenda janë ndërtuar objekte të reja pa leje. Duke përdorur AKSHI dhe Hipotekën, ku çuan njeriun e tyre atje dhe kjo është në hetim e sipër, bënë tjetërsimin e pronës, pronar i ri figuron Agasi.
Ndaj aty ka aq shumë sipërfaqe. Kanë privatizuar edhe çakallin që gjendej në pyll. Aty anë qenë, vendi ku priteshin biletat, i kanë paraqitur edhe 5 mijë metra rreth e qark,. Në dhomat e zhveshjes dhe WC i kanë futur sërish 6 mijë metra. Kanë legalizuar në kohë rekord, e kanë rregulluar edhe në hipotekë. Plani ishte që të merrej e gjithë zona dhe biznesmenin e kanë parë të lehtë që mund t’i merrnin të gjithë pronën. Kur ai i ka kërkuar pronën pasi nuk është paguar sasia e parave, sheh se llokma të mëdha të pronës ishin marrë. I kishin lënë vetëm stallën e kuajve, hotelin dhe restorantin. Brenda pronës së tij ishin ndërtuar dhe atij i kishin ngelur vetëm disa pjesë të vogla. Problemi është që ata i kanë legalizuar dhe i kanë me dokumente të rregullta, duke kontrolluar, INUK, Policinë, AKSHI dhe Hipotekën. Aty del sa fuqi kanë pasur. Kanë çuar drejtorin e Hipotekës që të legalizojnë pasuritë”, tha Artan Hoxha gjatë një interviste./ Zoom.al
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës