Aplikacion
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK në lidhje me aferën e AKSHI-t, ku janë marrë në hetim disa funksionarë të lartë dhe disa biznesmenë për abuzim me fondet publike dhe rrëmbim.
Bëhet me dije se në duart e prokurorëve të SPAK kanë rënë disa biseda telefonike të kryera nga dy miqtë e vjetër, biznesmeni Ergys Agasi dhe ish-deputeti i PS, Alqi Bllako, të cilat janë nxjerrë nga aparatet telefonike të sekuestruara në qershor 2025.
Sipas dosjeve të siguruara nga gazetari Elton Qyno, në biseda flitet për përdorimin e dhunës psikologjike, fizike dhe rrëmbimin e personave.
Bëhet fjalë për 4 episode të përdorimit të dhunës psikologjike dhe fizike, të kryera përmes kërcënimeve, rrëmbimeve apo edhe përdorimit të armëve të zjarrit, për të arritur qëllimet e tyre.
Në dosje evidentohen të dhëna, përmes akteve të ekspertimit telefonik, se këta dy personazhe publikë kanë komunikuar ndërmjet tyre, duke mos kursyer as persona të rrezikshëm për të kërcënuar apo për të diktuar, përmes presionit dhe me pahir, funksionarë të lartë shtetërorë, të cilët duhet të veprojnë dhe të firmosin dokumente sipas udhëzimeve që ata japin në këto bashkëbisedime.
Por nuk janë zbuluar emrat e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore që janë përmendur në këto bashkëbisedime mes Agasit dhe Bllakos.
Mësohet se SPAK së shpejti do të marrë në pyetje ish-deputetin Alqi Bllako, i cili më herët u deklarua fajtor dhe u dënua nga gjykata si i përfshirë në aferën e inceneratorit të Elbasanit.
“…më tej rezulton se provat njoftojnë rastin e presionit dhe kërcënimeve të bëra ndaj Migena Schroeder, në episodin që ajo jep sqarime për prokurimin publik “Stmart Lab 2”, ku jepen shpjegime për “Albascan” të Elton dhe Elision Jorgjis, “AESS” të Jani Angjelit, drejtueses së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, biznesmenit Ermal Beriqi, zv/drejtuesit të AKSHI-t, Daniel Shima dhe Elton Jorgji. Edhe në këtë rast, sipas këtyre deklarimeve, është përdorur dhunë psikologjike përmes kërcënimeve, për të detyruar subjektin operator ekonomik të veprojë sipas qëllimeve dhe kërkesave të dhunuesve të dyshuar…”, thuhet në dokumentet e siguruara nga gazetari Elton Qyno për Syri Tv.
Kujtojmë që nga hetimet e deritanishme është faktuar rrëmbimi i biznesmenit Gerond Meçe, i kompanisë “ABS”, episod ky i vendosur në periudhën kohore janar–shkurt 2025. Rrëmbimi i tij duket se u krye në mes të Tiranës, në kushte krejt normale dhe pa shumë zhurmë.
Deri më tani, për dosjen e AKSHI-t janë vënë nën hetim 8 persona.
Spanja i rremben titujt Lionel Messi-t, Rodri shpallet lojtari i turneut në Kupën e Botës