zoom

Aktualitet

Urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe i kërcënonin/ SPAK sekuestro 39 pasurive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

Urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe i kërcënonin/ SPAK sekuestro 39 pasurive të Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka vënë sekuestro mbi pasuritë e të dyshuarve si krerët e grupit kriminal,  Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, si dhe disa të dyshuarve të tjerë.

Emisioni “Në Shënjestër”, publikoi detaje nga aksioni i SPAK, ku mësohet se 29 pasuri të sekuestruara i përkasin Ergys Agasit dhe ku bëhet fjalë për apartamente, vila dhe sipërfaqe toke, në zona të preferuara të Tiranës dhe Durrësit, shtatë llogari bankare dhe kompania AE SOLUTION.

Ermal Beqirit i janë vënë nën sekyestro 10 pasuri të paluajtshme, përfshirë dhe një jaht luksoz, llogaritë e kompanisë “Soft&Solution”, 8 automjete dhe llogaritë e vetë Beqirit.

Ndërsa, kompanive “FIRST” e Gëzim Hoxhës; “Fasttech” dhe “Fasttech&Fresh” e Andis Papas, dhe asaj “Albascan” të Elision Jorgjis u janë bllokuar fondet.

Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, sipas prokurorisë, urdhëronin rrëmbimin e rivalëve dhe nën kërcënim i detyronin të tërgiqeshin nga tenderat.

Postime të lidhura