zoom

Aktualitet

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe tek vila e Ermal Beqirit

SPAK kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe tek vila e Ermal Beqirit

SPAK ka ushtruar kontrolle në dy vila të Ergys Agasit dhe tek vila e Ermal Beqirit.

Mësohet se kontrollet po ushtrohen në një kompleks në jug me vendim të GJKKO.

Hetuesit e BKH kane marre materiale dhe pajisje nga vilat.

AKSHI është një institucion kyç në menaxhimin e sistemeve digjitale të qeverisjes, duke përfshirë edhe e-Albania, një platformë që shërben si urë lidhëse mes qytetarëve dhe institucioneve për qindra shërbime. 

Mirlinda Karçanaj akuzohet për korrupsion disa miliona eurosh dhe grup kriminal me Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin. 

Në videot e regjistruara nga Agasi, një njeri që sipas zv.kryeministrit Arben Ahmetaj mban lidhjet mes Ramës dhe grupeve kriminale, Karçani shfaqet disa herë në zyrën e Agasit. /Zoom.al

Postime të lidhura