Aplikacion
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ku drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, është dhunuar nga kolegu i tij, Klesti Çela, së bashku me disa persona të tjerë.
Klesti Çela është kunati i Ergys Agasit. Vetë Agasi është në kërkim për skandalin e AKSHI-t.
Sipas burimeve nga brenda institucionit, përplasja ka ardhur pas një debati verbal të ndodhur një ditë më parë mes Metës dhe Çelës, aktualisht drejtor i Mjedisit, për depozitimin e dherave në zonat përreth Tiranës.
Burimet bëjnë me dije se Meta kishte ndërmarrë masa për bllokimin e mjeteve të disa subjekteve që dyshohet se shkarkonin dhera në mënyrë të paligjshme. Kjo situatë dyshohet se ka krijuar tensione mes palëve, të cilat kanë degjeneruar në përplasje fizike brenda ambienteve të institucionit.
Raportohet se gjatë incidentit janë përdorur edhe sende të forta, ndërsa Meta ka marrë goditje nga Çela dhe persona që e shoqëronin.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga IKMT apo nga personat e përfshirë në konflikt./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari