Aplikacion
Gazetari Artan Hoxha ka folur ne TPZ për sekuestrimet e SPAK ku ka sekuestruar të ardhurat e paligjshme të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, të cilat sipas organit të akuzës janë përfituar në mënyrë korruptive.
Ai ka theksuar se kjo është një pjesë e skemës tipike se si ka funksionuar pushteti, ku pasuritë e fituara në mënyrë të paligjshme janë investuar në apartamente, prona dhe projekte të mëdha, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e tyre është sekuestruar.
Në këtë rast, sipas Hoxhës, hetimet e SPAK pritet të përfshijnë edhe zyrtarë të tjerë të lartë të administratës, për shkak të dyshimeve për tjetërsim pronash dhe legalizime të paligjshme.
Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:
“Dhjetëra mijëra euro janë sekuestruar, së bashku me apartamente dhe pasuri të tjera. Gazetari Artan Hoxha e përshkruan këtë si shembull tipik të mënyrës se si ka funksionuar pushteti: një grup i mbyllur që menaxhon taksat, blen mediat dhe madje arrin deri te pronat natyrore.
Ish-kompleksi “Panto” ose “Ecos Resort” është pjesë e këtij projekti të përvetësuar pa pagesë. Në total janë sekuestruar rreth 40 milionë euro, por jo në formë konfiskim, pra nuk shiten dhe nuk blihen. Pjesa tjetër e pasurisë mbetet e patundshme. Në vitin 2023, një kompani e lidhur me Z. Agasi ka investuar 9 milionë euro, ndërkohë që kredia nuk është paguar. Brenda objektit është vendosur zyra e tij, ku është gjetur edhe vera e përfolur.
Duke vendosur njerëzit e vet në Kadastër dhe Hipotekë, ata kanë ndërtuar pa leje dhe kanë legalizuar gjithçka, duke e kthyer në pronë të tyre, kodra, objekte dhe çdo gjë tjetër.
Zotëria i përfshirë, pasi nuk mori paratë, kërkoi kthimin e pronave. Orest Sota, kur shkoi të merrte certifikatën, konstatoi se prona ishte tjetërsuar. Jo vetëm që ia kishin marrë në pronësi, por objektet ishin legalizuar si të ligjshme. Për këtë është nën hetim ish-drejtoresha e Hipotekës dhe Kadastrës, dhe pritet të dalin edhe emra të tjerë zyrtarësh.
Kjo pjesë që është sekuestruar nuk është më shumë se 10% e pasurisë që ata kanë. Kjo është skema tipike se si ka funksionuar ky pushtet.” -tha gazetari Artan Hoxha.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari