Aplikacion
Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik të Policisë së Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin që disponon Agjencia Kombëtare e Ushqimit për kontrollet që janë nënshtruar për subjektin privat SORI-Al, pas helimit të kursantëve në Akademinë e Sigurisë.
Oficerët e policisë kanë marrë dokumentet në këtë institucion që nga janari deri më tani për të parë nëse kompania private është kontrolluar siç e parashikon ligji.
Policia e Tiranës kërkon të zbulojë nëse ka parregullsi në kontrollet e ushtruara, që mund të kenë ndikuar në helmimin dy herë të studentëve të Akademisë së Sigurisë.
Prokuroria e Tiranës është në pritje të analizave zyrtare për të përcaktuar shkakun e vërtetë të helmimit të 64 studentëve të cilët u dërguan në spital me shenja të dukshme helmimi si dhimbje barku, të vjella, temperaturë etj.
Në varësi të përgjigjes së analizave që do merren në dispozicion nga institucionet, mund të ketë edhe urdhër ndalime për persona përgjegjës për helmimin e studentëve.
Ky është rasti i dytë i helmimit të kursantëve të Akademisë së Sigurisë. Më 7 maj të këtij viti, 56 studentë përfunduan në repartin Infektiv të QSUT-së prej ushqimit të kontaminuar.
Pas analziave të kryera, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), njoftoi se studentët u helmuan nga konsumimi i makaronave, të cilat rezultuan me Escherichia coli dhe Stafilokok, dy lloje të bakteresh që shkaktojnë infeksione në trupin e njeriut.
Kështu, u ndërpre përkohësisht aktiviteti i kuzhinës në ambientet e brendshme të kësaj Akademie, derisa u pastruan dhe dezinfektuan pajisjet e punës.
Kompania private SORI-AL, e cila ofronte shërbimin e kateringut për tre vaktet ditore të studentëve u gjobit për ushqim të pasigurt dhe kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
“Mbytu në turp”/ Çfarë tha Iris Luarasi për Onkologjikun që zemëroi rrjetin. Reagimet