Aplikacion
Sot, 22 korrik, rreth orës 11:00, përballë Ishujve të Ksamilit, është konstatuar trupi i pajetë i një 61 vjeçari. Ky i fundit mësohet se kishte dalë për peshkim…
Nga këqyrja paraprake e kryer në vendngjarje, policia dyshon se ai ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në ujë.
Është gjetur edhe mjeti lundrues me të cilin 61-vjeçari dyshohet se kishte dalë për peshkim.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


