zoom

Aktualitet

Aksidenti në Sauk/ Ndërron jetë në spital edhe personi i dytë

Aksidenti në Sauk/ Ndërron jetë në spital edhe personi i dytë

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë.

Personi i dytë që ndodhej në kamionin pompë betoni ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra nga përplasja e fortë.

Më herët, një tjetër person që udhëtonte në të njëjtin mjet humbi jetën në vendngjarje. Aksidenti ndodhi pasi betonierja u përplas me një automjet tjetër, më pas doli nga rruga, çau barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe përfundoi në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat dyshohet se janë shtetas egjiptianë. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident, 28-vjeçari Roland Nuri, u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së aksidentit, ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve që sollën përplasjen fatale.

Postime të lidhura